Futbollisti i njohur me origjinë shqiptare Valon Berhamit ka dhënë së fundi një lajm aspak të mirë që ka të bëjë me jetën e tij personale. Ai ka lajmëruar ditën e sotme se i ka dhënë fund marrëdhënies së tij 12-vjeçare me partneren Elena Bonzanni me të cilën ka edhe dy vajza.

Ai ka shkruar një status në adresën e tij ku i ka lajmëruar të gjithë për ndarjen dhe ka kërkuar mirëkuptimin e të gjitha mediave duke mos e bërë ngjarjen më të madhe pasi do të ruaj qetësin e vajzave të tij.

“Nëpërmjet këtij shënimi, dëshiroj t’ju komunikoj që pas 12 vitesh, marrëdhënia ime sentimentale me Elena Bonzanni-in ka përfunduar. Dua ta sqaroj publikisht për të shmangur spekulimet dhe kërkoj respektin maksimal për të gjitha palët e përfshira, në veçanti vajzat tona, Sofia dhe Isabel. Qetësia dhe e ardhmja e tyre për momentin janë prioriteti im. Nuk do të jap deklarata të tjera për mediat me shpresën se rezervimi ynë ndaj kësaj situate do të kuptohet nga ju!”-ka shkruar futbollisti i njohur, duke mos dhënë asnjë shpjegim në lidhje me ndarjen.




