Capital T i ka habitur të gjithë së fundmi pasi ka marr një vendim drastik dhe ka fshirë të gjitha postimet e tij në Instagram duke e çuar numrin në 0. Kjo gjë u bë në mënyrë të papritur dhe të gjithë ndjekësit dhe fansat e tij filluan të ishin kurioz se çfarë po ndodhte me reperin e njohur.

Mirëpo mesa duke Trimi ka vendosur që të fillojë një fillim të ri dhe për këtë gjë ai ka bërë së fundmi postimin e parë, ku nëpërmjet këngës së tij të re ka treguar se tashmë kemi të bëjmë me një Capital T të ri.

Këngëtari ka postuar një video të shkëputur nga videoklipi i ri, ku shihet teksa po pret flokët e tij të gjatë, të cilët i ka mbajtur prej kohësh. Dhe siç thonë prerja e flokëve simbolizon fillimin e ri.

Ai në përshkrim të fotos ka shkruar: “Veç Fillimi. S’po di a me postu ni foto me look t’ri a jo. Fillimi i një ere të re”.



