Telenovela e njohur turke ‘Ezel’ ka qenë një nga serialet më të suksesshëm jo vetëm në Shqipëri ku i gjithë publiku u dashurua pas tij, por edhe në vendet e ndryshme të botës pasi ky serial u shitë në një numër të madh shtetesh para disa vitesh.

Por të gjithë adhuruesit e këtij seriali me shumë siguri u ka shpëtuar një detaj në skenën kur Daja i famshëm vdesë.

Ky detaj është kapur shumë vite më vonë nga shikues që e kanë parë dhe riparë disa herë atë pjesë. Siç shihet dhe në imazhet e shkëputura nga skena e famshme. Në skenën kur ‘Daja Ramizi’ po jepte shpirt, mbrapa atij dhe Ezelit është një burrë i cili është duke urinuar. Kjo skenë zgjatë vetëm pak sekonda, prandaj kur është transmetuar për herë të parë nuk është vënë re nga shumë njerëz.

Po ju e kishit vënë re?

