Ish banorja e Big Brother Xheni është një nga konkurrentet që gjithmonë është prezente në mediat rozë. Ndryshe nga shumë banor të tjerë Xheni ka ditur si të mbaj vëmendjen e publikut dhe të mediave online.

Pas ndarjes së bujshme me Benardin, ajo ka qenë shumë e përfolur për një lidhje të re. Për shkak të postimeve të ndryshme me zemra u aludua se ish banorja ishte fejuar, më pas u shkrua se ajo dhe Olsi kishin filluar një lidhje së bashku, por çdo gjë u përgënjeshtrua.

Pak ditë më parë ajo i bëri lëmsh të gjithë kur u shfaqë me një fustan nusërie dhe filluan përsëri thashethemet rreth jetës së saj personale.

Mirëpo ditën e sotme Xheni ka vendosur ti sqarojë të gjithë duke zbuluar publikisht se ajo nuk është e fejuar dhe madje as në një lidhje.

Ish banorja ka postuar një foto ku shihet me një unazë në gisht dhe përmbi të ka shkruar: “Kur nuk ke të fejuar i bën dhuratë vetes”, duke i dhënë fund thashethemeve një herë e mirë.



