Floriana Garo ka qenë kohët e fundit në vëmendje të mediave për shkak të shtatzënisë së saj si dhe largimit nga Shqipëria dhe jetës së saj të re në Gjenevë. Së fundmi moderatorja e njohur ka dhënë një intervistë për Revistën ‘Who’ ku ka rrëfyer diçka më shumë për muajt e shtatzënisë dhe jetën e saj të re në Zvicër.
Siç ka treguar dhe vetë ajo jeta e re në Gjenevë po i pëlqen shumë por edhe pse i mungon Tirana moderatorja ka treguar që së bashku me partnerin kanë hapur disa biznese të cilat e mbajnë atë të zënë gjatë gjithë kohës.

Kur Floriana është pyetur se përse nuk e ka treguar lajmin e shtatzënisë që në fillim ajo u shprehe se ishte shumë superticioze dhe se donte qetësin e saj në muajt e parë.
“Sepse jam supersticioze (buzëqesh)… Sepse mendoja që gjithçka mund të ndodhte në muajt e parë dhe doja të isha e qetë, jashtë vëmendjes së njerëzve për këtë rast. Doja ta kuptoja dhe ta pranoja si fillim vetë dhe më pas me njerëzit e mi të afërt, e më pas edhe me të tjerët”, është shprehur ajo.

Më vonë moderatorja e njohur ka vijuar të tregojë më shumë për muajt e shtatzënisë dhe ka rrëfyer edhe marrëdhënien që ka me vjehrrën.
“Marrëdhëniet me vjehrrat gjithmonë janë delikate sidomos në fillim. Por çdo nënë do më të mirën për djalin e saj. Një grua e zgjuar e vlerëson një nuse që e bën djalin e vet të lumtur dhe i lë çiftit hapësirën e nevojshme për ta ndërtuar më së miri marrëdhënien. Unë dhe nëna e Enisit kuptohemi shumë mirë për këtë dhe jemi të afërta si të ishim mikesha. Ajo është ende shumë e re dhe ne mund të flasim lirshëm me njëra-tjetrën. Jam e bindur se lidhja jonë e afërt do vazhdojë të thellohet akoma më shumë me kohën”, ka rrëfyer Garo.

Gjithashtu Foriana ka treguar se me bashkëshortin e saj kanë hapur disa biznese në Gjenevë të cilat po ecin shumë mirë.
“Unë jam marrë me krijimin (së bashku me Enisin dhe një partner tjetër) dhe menaxhimin të një kompanie netëorking/dhomë tregtare që e kemi quajtur Bona Fide Business. Krahas kësaj, unë dhe Enisi sapo kemi hapur një Barbershop për meshkujt dhe një sallon bukurie për gratë në qytetin e vjetër në Gjenevë. I kemi quajtur Old Toën Barbershop & Old Toën Coiffure & Esthetique. Kur u zhvendosa në Gjenevë, bëra një kurs intensiv frëngjishteje për 3 muaj dhe tani komunikoj lirisht edhe pse jo në mënyrë perfekte. Ndjek rregullisht vizitat tek mjeku dhe mundohem të lëviz aq sa mundem nëpër qytet. Po fakti që jam e zënë me këto biznese që përmenda, nuk më lë shumë kohë në dispozicion”, tha ajo.

Moderatorja e ka mbyllur rrëfimin e saj duke thënë se vitin tjetër do të bëj një dasmë madhështore me Enisin dhe se ka plane që një ditë ti rikthehet televizionit.


