Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Shkurt 2018, 13:01

Sulmohet për postimin paragjykues, Vesa Luma detyrohet të kërkojë falje publikisht

Vesa Luma së fundmi është kritikuar dhe sulmuar nga ndjekësit e saj pas një postimi që ajo ka bërë për shaka. Këngëtarja më herët kishte postuar një foto në Isnta Story ku shkruhej:”Jeta është  si Rihanna e bukur por e zezë”. Edhe pse ajo e ka postuar për humor mesa duket shumë prej ndjekësve të saj janë ofenduar dhe e kanë akuzuar atë për racizëm.

Nuk vonoi shumë dhe Vesa e fshiu postimin e saj dhe pak më vonë postojë një shkrim ku kërkonte publikisht falje, duke u shprehur se postimi nuk kishte ndonjë qëllim të tillë.

“Kërkoj falje për të gjithë ata që u ofenduan nga një shaka që ishte shpërndarë në rrjetet sociale e që unë e postova në Insta Story. Asnjëherë nuk kam për qëllim të ofendoj dikë bazuar në racë ose në fe (në fakt është gjëja e fundit që kisha bërë). Tjetër herë do të kujdesem më shumë në postimet e mia.”-ka shkruar së fundmi këngëtarja e njohur.