Gentian Zenelaj dhe Ermal Mamaqi dikur kanë qenë të pandashëm. Ata e filluar karrierën e tyre së bashku kur të dy ishin pjesë e grupit të njohur të humorit 'SHBLSH' dhe me batutat e tyre shumë shpejt arritën ta bëjnë publikun për vete. Më pas ata vazhduan të ishin pjesë e 'Apartamentit 2Xl' por prej kohës dy aktorët e humorit vazhdojnë karrierën e tyre të ndarë, Genti si moderator i emisionin investigativ ‘Stop’ ndërsa Ermali ka emisionin e vetë ‘Xing me Ermalin’.

Së fundmi Gentjan Zenelaj ka dhënë një intervistë për Revistën ‘Who’ ku nuk ka nguruar të bëjë publikisht një kritik për mikun e tij.

Siç është shprehur dhe Genti, Ermali nuk duhet të jetë dhe aq serioz pasi ai është fantastik për atë që është dhe për natyrën që ai ka.
“I respektoj të gjithë kolegët dhe nuk para shaj njeri, më tepër se sa mund të bëj vërejtje konstruktive për njerëz. Ermali ka qenë ndër të parët që ka nisur një Shoë, por në ndryshim nga programet e tij të mëparshme ai është bërë më serioz. Por Ermali nuk duhet të jetë serioz, sepse ai është fantastik për atë që është dhe me natyrën që ka”, është shprehur ai.

Duke treguar në këtë mënyrë se publiku e do Ermalin bashkë me humorin e tij dhe jo kur bëhet serioz.


