Prej disa ditësh një nga lajmet më të përfolura ka qenë sherri i bujshëm mes Dj Blunt dhe Real 1 nga një anë dhe Ledri Vulës, Gjikos dhe Faton Shoshit nga ana tjetër.

Gjithçka nisi pas ofendimeve të rënda që Dj Blunt bëri kundrejt Ledrit dhe Gjikos e më pas ky i dyti së bashku me Faton Shoshin kanë shkuar për të kërkuar llogari për këtë sulm tek shtëpia e Dj të njohur. Mirëpo edhe pse ai nuk ua hapi derën, sulmet dhe të sharat nga ana e Blunt vazhduan edhe më tej.

Ditën e djeshme ishte Faton Shoshi ai i cili përsëri ju drejtua banesës së dy këngëtarëve dhe shpërtheu në të shara kundrejt tyre. Por pas këtij diskutimi të gjatë që u bë edhe shumë mediatik, mesa duket mes dy palëve ka arritur paqja.

Sipas ‘Prive.al’ edhe DJ Blunt edhe Real 1 i kanë fshirë të gjitha postimet e tyre ku ofendonin 'RedBox' dhe reperat dhe në një video të postuar ku shfaqeshin krah djemve të grupit Plisat dhe kryetarit Albert Krasniqi ai ishte shprehur: “Gjithçka mori fund me Plisat. Paqe!”

Mesa duket djemtë e grupit të tifozëve kanë qenë arsyeja që mes dy rivaleve të vendosësh një paqe. Ndërkohë nga ana e palës tjetër ende nuk kemi një reagim.



