Ditën e djeshme në emisionin ‘Zonë e lirë’ në Tv Klan ka qenë e ftuar trupa e aktorëve të shfaqjes ‘Gishti’ që përbëhet nga aktorë shqiptarë dhe serbë . Mirëpo ndërkohë që aktoret shqiptare ishin prezentë aktorja serbe, e cila quhet Ada nuk ka ardhur në emision dhe kjo pasi siç u bë e ditur ajo kishte pësuar një aksident në 'Teatrin Eksperimental' dhe kishte thyer dhëmbët.

Arian Çani më pas ka bërë një lidhje telefonike me drejtorin e teatrit Kico London për ta pyetur atë se nëse ishte e vërtet që Ada kishte rënë e kishte thyer dhëmbët.

Ai pohoi se një gjë e tillë kishte ndodhur dhe se ajo tashmë ishte e shtruar në spital.
“Është në spital, është rrëzuar sot te teatri, ka thyer dhëmbin, ka krisur nofullën, ka vrarë këmbën.”-ka shpjeguar Londo i cili rrëfeu më tej se kishte qenë pranë saj në spital.

Më pas Çani si për të mbyllur diskutimin u shpreh: “Çfarë s’po ndodh këtej nga teatri, do prishet godina, Adës i thyen dhëmbët.”/Burimi:Tv Klan

