Nga Shqipëria / E Premte 23 Shkurt 2018, 19:07

“Njerëz të çmendur”, modelja shqiptare e revoltuar i nxjerr bojën fansit publikisht

Emina Çunmulaj duke qenë se është një nga modelet shqiptare më të ndjekura në instgram shpesh herë ka pasur konflikte të ndryshme me fansat e saj. Ajo kritikohet dhe sulmohet shumë herë për mënyrën e saj të jetesës dhe këtë gjë  nuk nguron ta tregojë edhe publikisht dhe madje në shumicën e rasteve edhe u kthen përgjigje ndjekësve të saj.

Së fundmi ajo është bërë konfuze nga një ndjekës që dikur e ka sharë rënd me fjalën ‘Kurvë’ ndërsa sot e ka lavdëruar.

Ajo e ka postuar këtë mesazh në instastory dhe përmbi të ka shkruar:” “Jam konfuze. Njëherë më shan, njëherë më lavdëron. Betohem që këta njerëz janë të çmendur.”-ka shkruar modelja e famshme.