Nga Shqipëria / E Premte 23 Shkurt 2018, 19:07

Pas lidhjes shumë të përfolur me deputetin e martuar, Iva Aliko jep lajmin e shtatzënisë

Iva Aliko bëhet shpesh pjesë e lajmeve për shkak të jetës së saj private. Ajo shumë herë provokon me fotot e saj tërësisht nudo që poston në rrjetet sociale.

Gjithashtu Iva ka qenë shumë e përfolur edhe për një lidhje me një deputet, të cilin ajo nuk ja ka zbuluar asnjëherë identitetin. Mirëpo modelja prej disa kohësh nuk ka qenë shumë aktive në instgram dhe s’ka postuar foto.

Ditën e sotme ajo i ka bërë lëmsh ndjekësit e saj pas një fotoje ku shihet një ekografi dhe disa këpucë fëmijësh. Në atë foto shkruhet është një vajzë.

Ajo nuk ka shkruar asgjë tjetër mbi foto, mos vallë Iva sapo na zbuloi se është në pritje të fëmijës së parë dhe se shumë shpejt do të bëhet nënë, apo është thjesht një mënyrë për të tërhequr vëmendjen.