Nga Shqipëria / E Premte 23 Shkurt 2018, 19:07

Faton Shoshi kërkon përballje me Dj Blunt, e sulmon publikisht përpara banesës

Mesa duket sherri mes Dj Blunt, Ledrit dhe Gjikos nuk ka fund pasi së fundmi në të është përfshirë edhe menaxheri i njohur i Ledrit, Faton Shoshi i cili ashtu si Gjiko ka shkuar pak minuta më parë në banesën e Dj Blunt dhe Real 1.

Por siç shihet nga pamjet asnjëri nga të dy nuk ja ka hapur derën. Faton Shoshi ka postuar imazhe nga pallati i Blunt dhe Real 1 dhe përmbi foto ai u është drejtuar me fjalë të pista duke i sulmuar ashpër.

Pavarësisht sherreve virtual mes tyre ende nuk ka pasur një sqarim ballë për ballë. Ndërsa Gjiko dhe Fatoni vendosën të reagojnë Ledri Vula e injoroi këtë sulm duke vazhduar normal jetën e tij.