Në koncertin madhështor të organizuar në Prishtinë për 10 vjetorin e pavarësisë mungesa e këngëtares kosovare Dua Lipa u përfol shumë në media dhe kjo pasi shumë fansa e kritikuan atë që nuk ishte prezente, e madje e sulmuan kur qarkulluan lajmet se ajo kërkoi 200 mijë euro.

Mirëpo ajo më vonë i qetësoi të gjithë duke thënë se është shumë krenare që është shqiptare dhe i tha fansave se shumë shpejt do shiheshin në Prishtinë.

Dhe mesa duket Dua e mbajti fjalën, pasi së fundmi ka shpërndarë kalendarin e koncerteve të saj në botë dhe në datën 10 Gusht ajo do të ndodhet në Kosovë për një koncert madhështor.


