Nga Shqipëria / E Premte 23 Shkurt 2018, 18:06

Historia e trishtë e nënës me dy vajza të sëmura, jetojnë në kasolle pa bukë dhe ilaçe

Historia e trishtë e një nëna e cila e vetmuar jeton së bashku me dy vajzat e saj në një shtëpi që në fakt ngjason më shumë me një kasolle, ka prekur së fundmi gjithë publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për Zylfie Cemeri e cila prej vitesh jeton së bashku me dy vajza e saj, që vuajnë nga çrregullime mendore dhe që nuk marrin asnjë mjekim. Ato jetojnë në fshatin Lifaj të Lushnjës në një kasolle që është ndërtuar me ndihmën e banorëve të tjerë.

Siç është bërë e ditur shtëpia e tyre është si një stallë bagëtish dhe tre gratë vuajnë çdo ditë për bukë dhe për mjekime.

Sipas 70-vjeçares më përpara jetonin dhe dy djem me to por njëri prej tyre është shtruar në spitalin psikiatrik, ndërsa tjetri nuk dihet se ku ndodhet.

“Keq jemi, pa shtëpi, do na zërë poshtë. Këtu ha, këtu rri, këtu pi. Kam dy vjet që jetoj këtu, marrim leket e këtyre, kalojmë, që hamë bukë. Pa zjarr pa dreq. Keq jemi”, thotë 70-vjeçarja Zylfie Cemeri.

Sipas janë banorëve të tjerë të fshatit ata mundohen që ti ndihmojnë sado pak tre gratë, por ato kanë nevojë për përkujdesje të specializuar mjekësore dhe madje ata shprehen e të shqetësuar pasi nuk e din se çfarë mund të bëhet me dy vajzat kur 70-vjeçarja të vdesë.

“Shteti të marrë masat se këta s’janë në gjendje për t’u ushqyer për vete. I ati u vdiq. Këto ua kemi bërë ne po kjo s’është zgjidhje”, thotë një fqinj i tyre.

“Kemi bërë të pamundurën por këto duhen çuar në një qendër të kenë përkujdesje. Nuk janë të dhunshëm. Nuk kanë nevojë vetëm për pjesën ushqimore por një strehë ku të fusin kokën”, thotë një tjetër./ Burimi:Top Channel