Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Valbona Mema është padyshim një nga këngëtaret që ka shumë vite në skenën muzikore.

Ajo që në fillimet e saj është shfaqur në skenë me një look, me flokë të gjatë dhe biond, i cili prej shumë vitesh mbeti i tillë dhe të gjithë ishin mësuar ta shikonin ashtu.

Mirëpo përpara disa javësh në një intervistë që ajo dha u vu re se këngëtarja i kishte prerë flokët e saj të gjatë dhe ditën e sotme i ka surprizuar të gjithë me pamjen e saj.

Ajo ka qenë e ftuar në emisioni ‘Kush vjen për drekë’ ku dhe është shfaqur me flokë shumë të shkurtër që e tregonin atë më të re në moshë.



