Rezear Xhaxhiu është një nga gazetarët që ka shumë vite në ekranin shqiptar dhe padiskutim është kthyer në një nga figurat më të dashura për publikun. Ai ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin ‘Kush vjen për drekë’ ku përveç gatimit ka folur dhe më shumë për jetën e tij.

Në një moment gjatë transmetimit gazetari si asnjëherë më parë ka shpërthyer në lot për shkak të një surprize që stafi i kishte përgatitur. Ata i kishin sjell një videomesazh nga ana e vajzës së tij Loris, e cila e emocionuar i ka kujtuar atij kohën kur hanin gjithmonë drekë së bashku, edhe pse ai ishte në punë dhe ajo në shkollë, ata asnjëherë nuk mungonin në drekat e tyre të përditshme.

Nga këto fjalë Xhaxhiu është emocionuar tepër dhe ka filluar të qaj dhe kjo pasi vajza e tij Loris tashmë është shumë larg tij sepse jeton në Paris.




