Nga Shqipëria / E Premte 23 Shkurt 2018, 16:04

Çfarë i ndodhi gazetarit të njohur shqiptar? Shpërthen në lot në mes të emisionit

Rezear Xhaxhiu është një nga gazetarët që ka shumë vite në ekranin shqiptar dhe padiskutim është kthyer në një nga figurat më të dashura për publikun. Ai ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin ‘Kush vjen për drekë’ ku përveç gatimit ka folur dhe më shumë për jetën e tij.

Në një moment  gjatë transmetimit gazetari si asnjëherë më parë ka shpërthyer në lot për shkak të një surprize që stafi i kishte përgatitur. Ata i kishin sjell një videomesazh nga ana e vajzës së tij Loris, e cila e emocionuar i ka kujtuar atij kohën kur hanin gjithmonë drekë së bashku, edhe pse ai ishte në punë dhe ajo në shkollë, ata asnjëherë nuk mungonin në drekat e tyre të përditshme.

Nga këto fjalë Xhaxhiu është emocionuar tepër dhe ka filluar të qaj dhe kjo pasi vajza e tij Loris tashmë është shumë larg tij sepse jeton në Paris.