Nga Shqipëria / E Premte 23 Shkurt 2018, 16:04

Dj Blunt kush? Ledri i kundërpërgjigjet sulmit të DJ të njohur ashtu siç vetëm ai di

Ditën e djeshme reperi i njohur Ledri dhe Gjiko ranë pre e një sulmi nga ana e Dj të njohur Dj Blunt, i cili nëpërmjet  disa videove i ofendoi rënd dy këngëtarët e njohur duke i quajtur ata ‘kurva’ e shumë akuza të tjera. Por ndryshe nga Gjiko i cili shkoi në shtëpinë e Dj Blunt për të sqaruar konfliktin, Ledri ka zgjedhur të mos reagojë mbi këtë ngjarje dhe e ka injoruar publikisht Dj Bunt dhe fjalët e tij.

Reperi ka vijuar jetën e tij normalisht duke postuar në instagram moment nga përditshmëria e tij. Ai madje nëpërmjet postimeve të tij ka treguar se në jetë duhet të shpërndajmë lumturi dhe jo urrejtje si kolegët e tij.

Të paktën këtë gjë ka nënkuptuar me postimin e fundit ku është shfaqur përkrah një vajze të vogël, e cila mesa duket është fansja e tij dhe ka festuar ditëlindjen. Ai ka postuar një moment me vogëlushen dhe përmbi foto ka shkruar: “Bëni fëmijët e lumtur”.

Më vonë Ledri duke mos u shqetësuar fare për gjithçka që ndodh përreth është larguar për disa pushime dimërore. Epo i meriton pas gjithë fjalëve që dëgjoi.