Nga Shqipëria / E Premte 23 Shkurt 2018, 15:03

Pas shumë muajsh mungesë, Xhemi Shehu rikthehet në mënyrën më të ëmbël të mundshme

Xhemi Shehu është një nga moderatoret shqiptare që përherë preferon që jetën e saj private ta mbaj larg syrit të publikut. Ajo dhe në rrjetet sociale nuk është dhe aq aktive sa  kolegët e saj. Përpara disa muajsh madje mori vendimin që ta mbyllte përfundimisht adresën e saj në Instagram dhe prej muajsh ndjekësve u kishin munguar komentet plotë humor që moderatorja bënte në fotot e miqve të saj.

Por mesa duket pas një pauze të gjatë, Xhemi ka vendosur që të rikthehet dhe madje ka hapur një adresë të re, ku dhe ka bërë postimin e saj të parë. Ajo ka postuar një foto ku shihet së bashku me dy nga miqtë e saj më të mirë Arbana Osmanit dhe Eno Popit.

Në përshkrim të fotos ka shkruar: “Ju kam zemër”, duke treguar në këtë mënyrë se shoqëria e tyre disa vjeçare vazhdon të jetë po e njëjtë.