Ajsi Xhaxhaj ka qenë një nga aktoret e njohura të grupit të famshëm ‘Kripmjaltëzat’ që prej kohësh i ishte larguar aktrimit për t’ju përkushtuar modelingut . Ajo ka qenë në vëmendjen të mediave muajt e fundit për shkak të akuzave që kjo para disa vitesh bëri ndaj regjisorin Leonard Bombaj ku e akuzoi atë se e kishte ngacmuar seksualisht. Mirëpo edhe pse ai doli i pafajshëm mesa duket diskutimet mes tyre nuk morën fund.

Së fundmi Ajsi ka lajmëruar se i është rikthyer aktrimit dhe shumë shpejt atë do e shohim si protagonist të një filmi. Ajo ka postuar në adresën e saj në Instagram disa foto ku shihet duke u puthur me një nga aktorët e njohur Drilon Hoxha.

Të gjithë kanë filluar të aludojnë se mes tyre ka lindur diçka, por kjo seshë aspak e vërtetë, pasi pranë tyre shihet dhe një kameraman dhe Ajsi ka rrëfyer se ata janë çift në filmin që do të vijë së shpejti ‘Dashuria s’mjafton’.

“Pjesë e shkëputur nga xhirimet e filmit me metrazh të gjatë “Dashuria s’mjafton. Partnerë në film, thjesht shokë.", ka shkruar ajo në postimin e saj.




