Luana Vjollca pas mbarimit të emisionit të saj ‘Shiko Kush Luan’ ajo mesa nuk ka të ndalur dhe duket se këto ditë pushimi po i shfrytëzon deri në maksimum.

Pas pushimeve dimërore që ajo bëri në një destinacion luksoz siç është St.Moritz në Zvicër ku u përfol se ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj Krenar Cocaj, motra Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj Getoar Selimi, Luana së fundmi ka ikur përsëri nga Shqipëria dhe këtë herë në një shtet fqinjë.

Ajo ka treguar nëpërmjet disa postimeve se ndodhet në Milano të Italisë, ku ditët e fundit po zhvillohet edhe java e modës. Nuk dihet nëse moderatorja ka shkuar për të qenë pjesë e saj apo thjesht për pushime.




