Nga Shqipëria / E Premte 23 Shkurt 2018, 12:12

Sherri vazhdon/ Gjiko shkoi për ta rrahur, Dj Blunt: Gënjen erdhi si shpërndarësi i picave

Ditën e djeshme sherri i bujshëm mes Dj Blunt, Ledrit dhe Gjikos ishte një nga lajmet që u përfol më gjatë në mediat online. Gjithçka nisi kur Dj Blunt nëpërmjet disa videove shpërtheu në të shara kundër Ledrit dhe më pas Gjikos.(Lexo ketu). Mirëpo ky i fundit nuk e la me aq dhe vendosi të shkonte në banesën e Dj Blunt dhe të sqarohesh por roja nuk e la të hynte.(Lexo ketu).

Pavarësisht videove që Faton Shoshi postoi ku shfaqësh Gjiko në shtëpinë e Dj të njohur mesa duket ai nuk ka shkuar fare atje dhe këtë gjë e ka treguar Dj Blunt nëpërmjet disa videove të tjera, ku ka rrëfyer se Gjiko ka gënjyer pasi nuk i ka shkuar në shtëpi dhe më pas e ka ofenduar duke thënë se ai në shtëpinë e tij mund të shkojë vetëm si shpërndarës picash.

"Gjiko u rras si miza në mut prapë, erdhi gjasme tek banesa ime edhe i gënjeu të gjithë. Të kishe ardhur ti mbrëmë tek unë, sot do të këndohej khuluvallahu në Dragodan. Po ti s'mundesh të vish tek unë aq shpejt, duhet të kalosh njerëz, sigurime, ke për të hequr shumë. Je bërë shpërndarësi i picave? Ke gabuar banesën. Do të thërras herën tjetër të më sjellësh pica, sanduiça", shprehet Blunt.