Nga Shqipëria / E Premte 23 Shkurt 2018, 12:12

‘Dancing With the Stars’ këtë vit vjen ndryshe, ja kur fillon dhe cilët do të jenë konkurrentët

Është përfolur shumë së fundmi në media se spektakli i njohur ‘Dancing with the Stars’ pas dy vitesh mungesë do të rikthehet në ekranin e Vizion Plus. Siç është mësuar dhe nga burimet prezantuesja e këtij viti do të jetë ish  ‘Missi Shqiptar’ Almenda Abazi.

Por për sa i përket konkurrentëve mesa duket këtë vit do të kemi disa surpriza, pasi formati do të vij pak më ndryshe se herët e tjera. Në muaj mars në Vizion Plus do të fillojë ‘Dancing With the Stars Best’, pra  konkurrent do të jenë personazhe që kanë konkurruar dhe më parë.

Sipas Blitz.al produksioni këtë vit ka menduar që ta zhvillojë spektaklin në formën e një reality show, ku konkurrentët do të jenë dy nga personazhet më të mirë të 6 edicioneve të mëparshme.