Një nga komedianët më të njohur në Britani Romesh Ranganathan ka vizituar së fundmi Shqipërinë dhe ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ku dhe ka rrëfyer përshtypjet e tij për këtë vend.

Siç ka treguar dhe ai është surprizuar shumë nga vendi jonë pasi priste që të shikonte një Shqipëri ‘gri’ një vend ish komunist të varfër dhe pa jetë.
“Më duhet të jem tërësisht i sinqertë. Paragjykimi im për Shqipërinë ishte që ky është një vend ish komunist dhe duke e lidhur me këtë, e mendoja si një vend gri, ku nuk ke shumë gjëra për të parë dhe mbase të dëshpëruar” është shprehur ai.

Më vonë ka rrëfyer se arsyeja e vizitës së tij është që të bëj një dokumentar për tu zbuluar Britanikëve se vendi jonë ja vlen të vizitohet.
“Shqipëria nuk është pra një vend tipik që vizitohet nga britanikët. Ndaj kam ardhur që të zbuloj nëse kjo gjë është e justifikuar apo Shqipëria në fakt është një vend që njerëzit duhet ta vizitojnë”thotë ai.

Ndër të tjera Romesh ka zbuluar dhe një nga gjestet që e ka habitur atë në rrugët e Tiranës ku një grua, gjesti i së cilës e kishte lënë pa fjalë. Romesh e kishte pyetur gruan se ku ndodhej ‘Piramida’ dhe ajo duke mos e kuptuar e kishte lidhur me një person në telefon për ta sqaruar dhe më pas e kishte shoqëruar deri te vendi.


