Olsi i Big Brother ka disa lajme të reja për fansat e tij. Ai shumë shpejt mund të bëhet sërish pjesë e televizionit, por këtë herë në një rol që nuk e kemi parë më parë.

Ish konkurrenti së fundi ka postuar një video ku shihet përkrah aktorit dhe regjisorit Drilon Hoxha dhe në pamje shihet teksa ai i zgjate një armë.

Mesa duket ish banori do të jetë pjesë e filmit të Drilonit ‘Dashura s’mjafton’, dhe siç duket edhe nga pamjet ai mund të luaj rolin e një vrasësi, pasi në video shihet duke qëlluar me armë.



