Nga Shqipëria / E Enjte 22 Shkurt 2018, 19:07

Habit Roza Lati vendos kushte për partnerin e saj: ‘Do vish të më marrësh me Rolls Royce’

Moderatorja e njohur Roza Lati së fundmi i ka habitur fansat me postimin e saj në instagram ku ka vendosur dy rregulla për personin që do të martohet me të. Siç është shprehur dhe moderatorja nëse ajo një ditë martohet do që dhëndri ta marr atë me një makinë të tipit Rolls Royce.

 "Nëse unë martohem në këtë jetë, me dasëm, me aheng, me fustan të bardhë, kam 2 rregulla.

1.Dhëndri do vijë të më marrë me Rolls Royce klasikun e vjetër se nuk ka shans të hipi në makinë tjetër me atë fustan të bardhë. Nuk e kisha fjalën që babai i fëmijëve të mi duhet të ketë patjetër Rolls Royce, se mos kekuptohemi. Ama kur vesh fustan të bardhë goca duhet të shoqërohet me atë dreq Rolls Royce, se unë kështu besoj.

Rregulli 2: Në dasmën time të këndojnë live Cypres Hill se i kam fiksim. Nëse ata ndërrojnë jetë pa bërë unë dasmën, s'bëhet", shkruan Roza.