Nga Shqipëria / E Enjte 22 Shkurt 2018, 18:06

E sulmuan për martesën me 50-vjeçarin maqedonas, Adelina mbyll gojët e liga njëherë e mirë

Ditën e djeshme Adelina Tahiri mori vëmendjen e të gjitha mediave pasi pranoi publikisht se është në pritje të një fëmije dhe madje zbuloi se bebi është djalë. Dhe pas kaq shumë javësh heshtje ajo për herë të parë ka rrëfyer nëpërmjet një statusi se si ndihet në këto muaj shtatzënie e madje ka folur publikisht edhe për lidhjen e saj me milionerin maqedonas disa vite më të madh në moshë.

Ajo me anë të një postimi ka treguar se është shumë e lumtur dhe e emocionuar për shtatzëninë e saj.

"Doja t'ju falenderoja të gjithë për përkrahjen, për mirëkuptimin dhe çdo gjë të bukur të dedikuar. Faleminderit nga zemra është fjalë e vogël. Jam në një gjendje aq të emocionuar dhe të mirë saqë nuk ekziston fjalë në fjalor të shpjegoj dhe të tregoj si ndihem. Dashtë Zoti çdo femër të kaloj në këtë periudhë më të bukur jetësore, se asnjë gjë nuk më bën më të lumtur sesa shtatzënia", shkruan Adelina

Më pas ajo ka përmendur edhe faktin që është shqiptare dhe se kurrë nuk do e harrojë këtë gjë  dhe  ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që e kanë kritikuar për marrëdhënien me 50 vjeçarja.

"Dua vetëm një gjë që shtoj, çdo gjë në jetë bëhet me dashuri. Dashuria në jetë nuk ka fe, rracë, as moshë e as kufi. Unë nuk harroj kush jam, rrethanat nuk më ndryshojnë e as njerëzit që më rrethojnë. Jam krenare që jam shqiptare. Kam lind dhe do vdes e tillë", përfundon Adelina.