Nga Shqipëria / E Enjte 22 Shkurt 2018, 18:06

Bëhuni gati: Ky është reperi i parë shqiptar që do performojë krah Eminem dhe Wiz Khalifas

Gashi është një reper me origjinë shqiptare që prej kohësh ka nisur karrierën e tij muzikore në SHBA. Këngëtari u vu re si fillim nga ana e reperit të njohur Jay Z, i cili e bëri atë pjesë të shtëpisë së tij diskografike ‘Roc Nation’.

Si fillim ai publikoi këngën e tij ‘Use to be’ përpara një muaj që u pritë mjaft mirë nga fansat dhe mesa duket sukseset e tij në arenën ndërkombëtare nuk do ndalojnë me aq. Së fundmi Gashi ka dhënë disa lajme të mira për ndjekësit e tij, pasi ka lajmëruar se ai do të përformojë në një koncert së bashku me reperat më të njohur në botë si Eminem, Wiz Khalifa, Migos, French Montana, Lil Uzi Vert, J.Cole e shumë të tjerë.

Këtë lajm e ka dhënë vetë ai ku ka treguar se do të ngjitet në skenën e festivalit  veror “Openair Frauenfeld 2018” që mbahet çdo vit në Frauenfeld, Zvicër.

Kjo quhet një arritje shumë e madhe për të duke qenë se është i pari reper me origjinë shqiptare që arrin një sukses të tillë./Burimi:Intv.al