Eurovizioni është një nga garat më të rëndësishme në Europë, ku shumë shtete mezi presin që çdo vit të zhvillohet dhe të shpallet një fitues. Siç dihet këtë vit do të zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë dhe publiku shqiptar do të ketë plotë tre këngëtar me origjinë shqiptare për të mbështetur.

Si çdo vit edhe këtë herë një nga blogjet më të njohura të Eurovizionit 'Wiwiblogs' ka hapur prej disa ditësh një sondazh për këngën fituese dhe deri tani në vend të parë për çmimin fitues renditet këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta dhe Fabrizio Moro të cilët do të përfaqësojnë Italinë.

Mirëpo edhe përfaqësuesi i vendit tonë Eugent Bushpepaj është renditur në një vend shumë të mirë. Siç shihet nga rezultatet kënga e tij ‘Mall' renditet e katërta.



