
Së fundmi pallati mbretëror në Britani është alarmuar pas një zarfi anonim që ka ardhur në emër të Princit Harry dhe ë fejuarës së tij Meghan Markel. Siç është bërë e ditur brenda zarfit kishte pluhur të bardhë dhe mediat britanike mendojnë se kemi të bëjmë me një sulm të mundshëm terrorist.
Sipas ekspertëve edhe pse përmbajtja e zarfit ishte e padëmshme janë marrë masat e nevojshme të sigurimit për çiftin mbretëror.
Përfaqësuesit e pallatit kanë treguar se një kërcënim i tillë pritesh, pasi ata kanë qenë në dijeni se diçka e tillë do ndodhte dhe thuhet se zarfi është dërguar posaçërisht per Harryn dhe Meghan.
Një zarf i tillë u dërgua para ca ditësh dhe tek bashkëshortja e djalit të Presidentit Trump dhe siç u mësua ajo u dërgua menjëherë në spital.
Ndërsa të gjithë presin që në 19 maj çifti mbretëror të kurorëzojë dashurinë e tyre, bëhet me dije se atë ditë do merren masat e nevojshme për mbrojtjen e të gjithëve.