Nga Shqipëria / E Enjte 22 Shkurt 2018, 16:04

Upss! Duas s’ka për ti pëlqyer aspak kjo gjë, babai i saj mbështet publikisht Rita Orën

Siç dihet ‘sherri’ mes dy këngëtareve kosovare Dua Lipa dhe Rita Ora është bërë një nga lajmet që ka qarkulluar më shumë në mediat online ditët e fundit. U përfol gjatë se mes dy këngëtareve të famshme shqiptare marrëdhëniet nuk janë aspak të mira dhe për këtë gjë janë dhënë shumë arsye, të cilat nuk dihet nëse janë apo jo të vërteta.

Edhe pse thuhet se konflikti mes tyre është i vjetër gjithçka nisi të dali në dritë që kur Dua me anë të një postimi ironizoi veshjen e Ritës në koncertin e Kosovës. Mirëpo Rita nuk e la me aq dhe i hoqi asaj vizën në një postim që bëri për renditjen e artistëve më të mirë.

Të gjitha këto u interpretuan si një ‘sherr’ virtual mes dy këngëtareve. Së fundmi ato ishin të pranishme në ceremoninë e ndarje së çmimeve në Britani ‘Brit Awards’ ku pavarësisht se ishin pranë njëra-tjetrës ato nuk dhanë asnjë shenjë për të treguar se marrëdhëniet e tyre janë të mira.

Por ndryshe nga Dua që siç dihet nuk e pëlqen Ritën babai i saj Dukagjinë Lipa nëpërmjet një postimi ka treguar mbështetjen dhe pëlqimin e tij për Orën.

Ai ka postuar një video nga performanca e djeshme e Ritës dhe në video ka shkruar #RitaOra, mbase me këtë postim donte të tregonte se mes tyre çdo gjë është OK, por publiku nuk u bind dhe aq shumë dhe janë të sigurt që Dua s’do  e pres aspak mirë gjestin e babait të saj.