Xheni ish konkurrentja e Big Brother 9 mund të konsiderohet pa frikë si një nga konkurrentet më të përfolura të këtij edicioni. Ajo çdo ditë bëhet pjesë e mediave për shkak të jetës së saj personale.

Prej kohësh ish banorja është rikthyer në Shqipëri, ku së fundmi ka qenë e përfolur se ishte në një lidhje me banorin tjetër Olsin, por ata e mohuan këtë gjë dhe që atëherë nuk janë parë më bashkë.

Mirëpo duket se planet e Xhenit për të qëndruar në Shqipëri janë më të gjata na sa e mendonim, pasi ajo mesa duket ka disa projekte për të përfunduar.

Ditën e sotme ish banorja i ka surpizuar të gjithë me disa foto që ka postuar në adresën e saj, ku shihet e veshur nuse.

Në fillim shihet teksa është duke u rregulluar në një parukeri dhe më pas poston videon e veshur me fustanin e bardhë. Edhe pse është pyetur nga ndjekësit se çfarë po ndodh, ajo ka preferuar të mos e zbulojë surprizën e saj.



