Nga Shqipëria / E Enjte 22 Shkurt 2018, 15:03

Nëna e Oriola Marashit çudit me deklaratën e saj: ‘Oriola është bërë qendra e botës’

Xhoi Jakaj ish drejtoresha e burgjeve të grave e cila është edhe nëna e modeles së njohur Oriola Marashi ka qenë ditën e sotme e ftuar në emsionin e gatimit ‘Kush vjen për drekë’ ku ndër të tjera ajo në një moment është surpizuar nëpërmjet një videomesazhi që ka marrë nga vajza e saj e madhe Xhulia.

Siç është shprehur dhe ajo ishte shumë e lumtur që në këtë mesazh ishte Xhulia dhe jo Oriola, pasi ajo është një person më i mbyllur në vetvete sesa Oriola.

“Jam shumë e lumtur që ishte Xhulia, sepse Oriola tashmë është bërë qendra e botës dhe e universit.”-u shpreh nëna e modeles në emision.

Xhulia i shprehu asaj  dashurinë dhe krenarin e madhe që ka për të dhe kjo gjë e emocionoi Xhoin dhe e bëri atë të përlotet.