Ditën e sotme është arrestuar nga policia e Tiranës një person i cili dyshohet se ka vjedhur disa herë kishën e 'Shna Ndoit' në Laç.
Siç mësohet nga uniformat blu bëhet fjalë për Arif Mancen një 31-vjeçar i cili ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje dhe dyshohet se ka kryer edhe dy vjedhje të tjera.

Ai është arrestuar në rrugën 'Qemal Stafa' ku është kapur në flagrancë duke vjedhur në një zyrë tek Pazari i ri. Personit në fjalë i janë gjetur dy trapan, një gur fresiblë dhe një kompjuter.
Sipas hetimeve Arif Manceni është i dyshuar gjithashtu dhe për tre vjedhje në kishën e Shna Ndoit, ku thuhet se kishte marr kutitë prej druri që kishin brenda lekë.

Përveç këtyre thuhet se ai është edhe autor i një vjedhje që ka ndodhur në rrugën “Prokop Myzeqari” ku ka vjedhur një lap top dhe një kompjuter. Ndërkohë policia po merret me këtë ngjarje dhe po heton mbi të gjitha vjedhjet që ky person mund të ketë kryer./Burimi:Top Channel
