Ditën e sotme është përcjell për në banesën e fundit edhe pjesëtarja e katërt e familjes Preka që humbi jetën tragjikisht ditën e diel në një aksident automobilistik në aksin Shkodër-Velipojë, ku mbetën të vdekur në vend babai Edmond Preka dhe tre fëmijët e tij dy vajza dhe një djalë.

Ndërkohë e vetmja e mbijetuar nëna e fëmijëve Evisa Preka që aktualisht është jashtë rrezikut për jetën ende nuk e di për humbjen e fëmijëve dhe të bashkëshortit të saj.

Siç kanë treguar dhe informacionet ajo u ka kërkuar mjekëve që të mos merren më me të por me familjen e saj.
“Mos u merrni me mu! Unë jam mirë, merruni me fëmijët e burrin!”, është shprehur ajo duke prekur të gjithë njerëzit e saj të afërm por edhe mjekët të cilët nuk marrin dot guximin ti tregojnë të vërtetën.

Ndërkohë ditën e sotme Noemi 10-vjeç u përcoll për në banesën e fundit me anë të një meshe të posaçme të mbajtur në Shkodër ku famulltari Dom Marjan Gega, ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm.

“Kur udhëtoni vini rripin e sigurimit, bëni kujdes në rrugë! Vdekja vjen shpejt. Evisa Preka kërkon tre fëmijët e saj, ajo s’e di ende tragjedinë e madhe. Askush s’e merr guximin t’ia thotë Evisës”, u shpreh famulltari./Burimi:Newsbomb


