Nga Shqipëria / E Enjte 22 Shkurt 2018, 13:01

Dj Blunt e ofendoi rëndë: Gjiko nuk e lë me aq, i shkon në shtëpi dhe e ‘fëlliq’ publikisht

Vëmendjen e mediave ditën e sotme e ka marr sherri i famshëm mes Dj Blunt, Ledrit dhe Gjikos, një sherr ky që nisi nga ana e Dj të njohur, i cili nëpërmjet disa videove mbrëmjen e djeshme ka shpërthyer në të shara dhe ofendime për dy këngëtarët e njohur. (Lexo Ketu)

Ndërkohë që deri tani Ledri nuk ka reaguar për këto fjalë, ndryshe nga ai Gjiko mesa duket do të marri disa përgjigje për këtë sulm nga ana e Blunt dhe së bashku me menaxherin Faton Shoshi janë drejtuar për tek banesa e tij.

Këtë gjë e ka bërë të ditur Faton Shoshi nëpërmjet disa videove që ka postuar në instagram, ku në njërën prej tyre duket Gjiko me një papuce guci në dorë në shtëpinë e Blunt, por roja nuk e lejon atë që të kalojë.

“Tu shku me rre me papuqe gojës Blunt dhe Real 1.”-ka shkruar në një postim në Instagram Shoshi.

Ndërkohë pasi nuk ka mundur të takojë Dj Blunt, Gjiko e ka marrë atë në telefon por ai nuk ja ka hapur .

“Le që s’ja qele derën, po telefonin qelja se s’ka kuptim.”-i ka shkruar Faton Shoshi DJ Bluntit, i cili mesa duket ka hezituar të përballet me djemtë.