Nga Shqipëria / E Enjte 22 Shkurt 2018, 12:12

Plasi sherri: Dj Blunt sulmon rëndë Ledrin dhe Gjikon

Ditën e sotme këngëtari i njohur Dj Blunt i ka habitur të gjithë ndjekësit e tij me videot që ka postuar në instastory, ku ka shpërthyer publikisht në të shara kundër reperit Ledri Vula. Siç dihet ata para disa vitesh kanë pasur së bashku një bashkëpunim tepër të suksesshëm që quhet ‘Nëse m’don ti’ i cili u kthye në një hit dhe siç  dihet në atë kohë djemtë kanë patur marrëdhënies shumë të mira. Por mesa duket miqësia e tyre është prishur dhe nga fjalët që Blunt ka thënë për reperin duket se ata tashmë mund të quhen armiq.

Në videot e postuara Blunt ka treguar se të gjitha diss-et në këngën e tij të fundit ishin për Ledrin dhe më vonë ai e ka quajtur atë edhe ‘kurvë’, duke vazhduar më pas dhe me të shara të tjera.

Ai shpjegoi se përpara se ai dhe Real 1 të publikonin këngën 'Nese m'don ti’ , kishin ndalur publikimin e këngës sepse Ledri u kishte kërkuar që të bënte remixin e tij. Blunt më vonë ka vijuar të tregojë se kishin pranuar që ta fusnin Ledrin në këngë duke e respektuar atë, por ai s’ia ka ditë.

“Unë dhe Real 1 vendosëm të ndalnim publikimin e këngës që të fusnim Ledrin, sepse e kemi respektuar si koleg dhe si shok, por ai është një kurvë!”- shprehet DJ-i i famshëm.

Më vonë ai ka vijuar të tregojë se Ledri u zhduk e nuk ka treguar respekt për ta e madje ka rrëfyer se kur reperi ka qenë me ta i ka sharë të gjithë shokët e tij me të cilët sot rri duke përfshirë Lumi B  etj.

Megjithatë ai nuk është ndalur vetëm tek Ledri, por më vonë ka vijuar të sharat dhe për Gjikon.

“Ti deri dje ke punuar në Tetovë ku shisje sanduiçë me proshutë. Je kthyer në Prishtnë ku shërbeje kafe dhe çaj dhe ke punuar si dentist. Jo se kam ndonjë gjë kundër profesionit të kamarierit apo kuzhinierit, respekt pamasë. Por ti je fals, se pas një viti del ti me Lamborghini dhe këndon: ‘Shtrenjt, shtrenjt, shtrenjt...’Je një kurvë false!’-ka vijuar më tej Blunt duke thënë se dhe jetën e flokët Gjiko i ka me qira.