Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Shkurt 2018, 19:07

Sherri vazhdon! Pasi Dua e thumboi keq për veshjen, Rita i heq vizën një herë e mirë

Siç dihet mes dy këngëtareve shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora marrëdhëniet nuk janë aspak të mira dhe kjo gjë sa vjen dhe po vërtetohet më shumë. Ishte Dua ajo që para ca ditësh nëpërmjet një postimi në instagram ironizoi keq Ritën dhe veshjen që ajo kishte zgjedhur për tu shfaqur në koncertin e Pavarësisë së Kosovës. Mirëpo edhe pse nuk pati një reagim nga ana e Rita Orës mesa duket së fundmi këngëtarja e hititë 'Anywhere' i ka kthyer kunjën koleges së saj, duke i hequr vizën publikisht.

Rita ditën e sotme ka postuar një foto ku shihen artistet më të kërkuara në iTunes dhe Spotify ku dallohet se ajo renditet në vendin e tretë dhe ka fshirë emrin e Duas, e cila gjendesh në vend të katërt  nëpërmjet një vize.

Ndoshta kjo është bërë në mënyrë të pavetëdijshme nga ana e këngëtares, por pothuajse të gjithë media e kanë interpretuar si diçka të qëllimshme.

Ndërkohë ende nuk dihet se përse dy vajzat janë në konflikt me njëra-tjetrën, por mendohet se shkak është Calvin Harris me të cilën Rita ka pasur një lidhje, ndërsa Dua së fundmi po bashkëpunon.