
Sozitë e vipa-ve janë shpesh një nga temat më të diskutuara dhe lexuara nga ana e publikut të cilët përherë janë kurioz dhe habiten nga ngjashmëria e madhe që dikush mund të ketë me një njëri të famshëm. Dihet tashmë që çdo njëri e ka të paktën një person të ngjashëm në botë dhe mesa duket së fundmi ka qenë reperi i njohur Ledri ai që ka gjetur sozin- e tij.
Dhe të themi të vërtetën ai i ka bërë lëmsh të gjithë, pasi na ngjashmëria e madhe që ka me personin,të gjithë ndjekësit kanë kujtuar se ka qenë vetë reperi.
Ledri ka postuar një foto të këtij personi identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe na ka lenë pa fjalë pasi të gjithë menduam se ai kishte ndryshuar look-un e tij.
Mirëpo pak më vonë reperi i njohur ka treguar se personi në foto nuk është ai, por dikush tjetër që i ngjanë shumë.