
Një nga iluzionet optik që ka çmendur internetin së fundmi është një foto ku njerëzit duhet të gjejnë një burrë që po i dhuron të dashurës lule.
Për Ditën e Shën Valentinit këtë vit, Groupon krijoi një mister të ndërlikuar si pjesë e fushatës së saj ‘Date Night’ me aktoren "Girls Trip", Tiffany Haddish. Imazhi i ri përmban një pamje ajrore të një zone urbane, një qytet i tej mbushur me rrugë dhe njerëz, në imazh dallohet një park i mbushur me njerëz dhe diku në anë po bëhet dhe një koncert . Shikoni me vëmendjen dhe do të shihni disa çifte duke shijuar një ditë romantike së bashku, por ka vetëm një çift që është në mes të shkëmbimit të luleve dhe çokollatave. Zbuloni enigmën e më poshtme dhe shikoni se sa kohë ju duhet për të gjetur dy të dashuruarit për Shën Valentinit. A mund ta dallosh çiftin duke shkëmbyer dhuratat në këtë foto të tej mbushur me njerëz?
Nëse keni vështirësi në gjetjen e tyre, këtu është një aluzion: Fokusohuni në tre kuadrantët e imazhit që nuk janë të hijezuara në gri më poshtë.
Ende se keni gjetur? Përqendrohuni në dy kuadrantët në të dytin dhe në të tretin dhe zbuloni enigmën.
Ja një ndihmë e fundit. Nëse jeni të lodhur nga kërkimi ne ju japim vetëm kuadratin e tretë pasi aty gjendet çifti. Po tani e dalloni?
Çifti që shkëmben dhurata për ditën e Shën Valentinit gjendet në pjesën e majtë të imazhit.