Adelina Tahiri ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave pasi është aluduar shumë herë se ajo është në pritje të fëmijës së parë. Gjithçka filloi kur ajo dhe bashkëshorti i saj miliarderi maqedonas u fotografuan në një qendër gjinelokogjike. Që nga ajo ditë ajo nuk konfirmoi dhe as e mohoi këtë lajm.

Mirëpo një foto e postuar nga vëllai i saj i ngriti edhe më shumë dyshimet se ajo është shtatzënë, pasi ai postoi një foto ku shihesh një kostum për beba dhe nga ngjyrat e tij të gjithë filluan të aludonin se ajo është në pritje të një djali.

Megjithatë gjithë pikëpyetjeve u erdhi fundi pasi ditën e sotme këngëtarja e njohur e ka bërë publik lajmin se shumë shpejt ajo do të bëhet nënë dhe madje ka zbuluar edhe gjininë e bebit nëpërmjet një postimi.

Adelina ka postuar një foto ku shfaqet së bashku me disa tullumbace dhe në përshkrim ka shkruar:”Është djalë” , teksa e shoqëron me një ’emoji’ (ikonë) engjëlli.




