Majlinda Bregu e ka treguar shpesh se me vajzën e saj Kejda ka një marrëdhënie tepër special dhe se ato janë jashtëzakonisht shumë të bashkuara me njëra-tjetrën dhe këtë gjë nuk ngurojnë ta tregojnë edhe në postime të ndryshme në rrjetet sociale.

Siç dihet Kejda prej kohësh është larguar në Belgjik ku dhe ka vendosur të vazhdojë studimet e saj atje. Mirëpo ajo shpesh herë kthehet në Tiranë dhe shihet shumë herë në evente të ndryshme së bashku me të ëmën.

Së fundmi ajo ka publikuar disa video ku shihet së bashku me politikanen e njohur përpara shumë vitesh. Në këto video Kejda dhe Majlinda ndodhen në Amerikë dhe ajo që bie në sy është veshja që ish-deputetja ka përdorur. Ajo shihet shumë më e re, e veshur me një veshje jo shumë serioze siç jemi mësuar ta shikojmë në ditët e sotme.

Përmbi video ajo ka shkruar: “Në 2004 kur e kisha mamin vetëm për vete.”/Burimi:JOQ.al



