Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Shkurt 2018, 16:04

Lori Hoxha poston foton provokuese, por komenti epik i Sarës i merr vëmendjen

Lori Hoxha është një nga vajzat më të ndjekura në rrjetet sociale dhe kjo për faktin se ajo konsiderohet si një prej fashionisteve më të mira në Shqipëri, ku me veshjet e saj dhe kombinimet e ndryshme  i jep shumë ide vajzave shqiptare, por edhe të huaja që të kenë një stil në të veshur.

Ditën e sotme ajo ka tërhequr vëmendjen me një postim që ka bërë në adresën e saj në instgram ku ka është shfaqur më provokuese se zakonisht. Lori ka postuar një foto ku shihet e veshur me një dekolte shumë seksi që i tregon shumë mirë linjat dhe dëshira e saj ishte që të promovonte varësen që ka në qafë.

Por mesa duket në këtë foto vetëm varësja që nuk bie në sy dhe këtë gjë e ka vënë në dukje edhe motra e saj e vogël Sara Hoxha e cila ka lënë një koment që ka tërhequr të gjithë vëmendjen e ndjekësve.

“Në fakt mendjen tek varësja e kemi”, i ka thënë Sara duke treguar kështu që në fakt vëmendjen e ka marr pamja e saj tepër provokuese. Ky  koment i saj ka shkrirë së qeshuri jo vetëm ndjekësit, por edhe vetë Lorin.