Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Shkurt 2018, 16:04

Marina Vjollca na prezanton me shtëpinë e saj moderne teksa pozon me këmishë nate

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi që pas martesës së  tyre që bëri bujë në të gjitha mediat janë kthyer në nj nga çiftet që jeta e tyre private gjithmonë përbën interes për publikun, të cilët janë kurioz që të mësojnë çdo gjë rreth tyre.

Pas pushimeve luksoze që ata bënë në Zvicër, duket se çifti i njohur i është rikthyer përdishmëris në Tiranë dhe këtë gjë e ka treguar së fundmi moderatorja e njohur e cila ka postuar disa video nga ambienti i shtëpisë së saj, që të themi të vërtetën është super luksoze.

Ajo në videot e publikuara shihet në katin e dytë të një shtëpie që ka një pamje shumë të bukur të qytetit.

Përmbi to ajo ka shkruar: “Mëngjes i vonë” dhe në një moment e fokuson kamerën në abazhurin e apartamentit, ku shihet ambienti modern i shtëpisë dhe ajo e veshur me një këmishë nate.