Albano Bogdo ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ ku ka rrëfyer disa gjëra shumë të rëndësishme për veten të cilat asnjëri nuk i dinte. Siç ka treguar dhe aktori përpara se ai të bëhesh pjesë e Apartamentit 2XL ka tentuar që të futësh në spektaklin humoristik ‘Portokalli’, por pavarësisht përpjekjeve të tij regjisori Altin Basha e ka refuzuar atë.

“Vajta për audicion tek ‘Portokallia’ me 4 role dhe asnjërin prej tyre nuk e pëlqeu Altin Basha,” ka treguar Bogdo . “Pas tre muajsh në ‘2XL’ më thotë Besi që të vija në ‘Portokalli’ dhe të bënim një pjesë. Unë vajta 1 ditë në mbledhje, nuk më ngjiti dhe ika prej aty. Nuk ndjeva ndonjë obligim të thosha arsyet pse ika sepse nuk isha i punësuar”, ka treguar ai më tej.

Por vendimi i tij për të mos u kthyer më në ‘Portokalli’ ishte keqinterpretuar nga ana e autorëve të cilët e akuzuan se kishte shkuar për ti spiunuar.

“Pas kësaj dëgjova që kishin thënë që gjoja vajta për të spiunuar teknikat. Dëgjova gjithashtu edhe se Altin Basha kishte thënë që sa të ishte ai, unë nuk shkel më aty. Dhe unë nuk hënga bukë për 20 minuta.”- vijoi me ironi aktori i humorit.

Ndër të tjera ai ka treguar se nuk ka ndërmend të largohet nga ‘Apartamenti 2Xl’ pasi marrëdhëniet e tij me aktorët e tjerë si dhe me Turjan Hyskën janë shumë të mira./Burimi:Anabel.al



