Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Shkurt 2018, 14:02

Rrëfimi i papritur i Alban Skënderaj, tregon sesi Ameli është shkaku që ai dhe Miriami zihen

Alban Skënderaj ka qenë ditën e sotme në emisionin 'Wake Up' ku ka rrëfyer diçka më shumë për projektin e tij muzikor që ka të bëjë me koncertet live që ai ka vendosur të mbaj për fansat e tij. Por përveç projektit ‘Hapësira e një ëndrre’ Albani ka treguar dhe diçka më shumë për jetën e tij private dhe për vajzën e tij Ameli.

Ai është pyetur nga moderatori se nëse mes tij dhe Miriam Canit ka zënka për shkak të vajzës së vogël Ameli, këngëtari nuk ka nguruar të pranojë se kjo gjë është e vërtet dhe se ata shpesh zihen për vogëlushen e tyre.

 “Sa të duash! Është normale. Kur vjen në jetë një fëmijë, qendra e debatit është ajo. Unë sidoqoftë jam në minorancë dhe duhet ta mbyll pak gojën...”-ka rrëfyer artisti i njohur.

Gjithashtu ai i ka habitur të gjithë kur është shprehur më vonë se në fakt në fillim ai dëshironte të kishte një djalë, por që ardhja në jetë e Amelis ka ndikuar shumë në jetën e tij dhe gjithashtu dhe në krijimtarinë e tij.

“Në fillim e kisha pak këtë... çun! Do ta mbaja me vete, do ta çoja në kurs, në futboll... Por për ne njerëzit e artit, vajza të shkrin fare, prandaj bëhuni gati!”-është shprehur Skënderaj./Burmimi:Anabel.al