Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Shkurt 2018, 14:02

E trishtë: Thellohet tragjedia në familjen Preka, ndërron jetë edhe vajza 10-vjeçare Noemi

Ditën e diel gjithë opinion publik u trondit pas një aksidenti fatal që ndodhi në aksin Shkodër Velipojë ku humbën jetën 4 persona të së njëjtës familje. Bëhet fjalë për familjen Preka  të cilët ishin nga Shkodra  dhe për shkak të aksidentit fatal humbën jetën  Edmond Preka dhe 2 fëmijët e tij.

Ndërkohë bashkëshortja e tij dhe vajza 10-vjeçare u shoqëruan për në spital. Edhe pse bashkëshortja e tij ishte jashtë rrezikut për jetën vajza e vogël Noemi luftoi për tre ditë me vdekjen dhe u mbajt në jetë nëpërmjet aparaturave. Mirëpo vogëlushja nuk i duroi dot plagët e marra dhe mëngjesin e sotëm ajo ka ndërruar jetë duke e çuar numrin e viktimave në katër.

Ndërkohë nëna e saj Elvisa Preka gjendet ende në spital, por nuk është vënë në dijeni të tragjedisë dhe të humbjes së familje së saj.

Ditën e djeshme janë përcjellë për në banesën e fundit bashkëshorti i saj, 43-vjeçari Edmond Preka, djali 8-muajsh dhe vajza 5-vjeçare./ Burimi: News24