Aktori i humorit Albano Bogdo që pas dalje së tij të parë në emisionin humoristik ‘Apartamenti 2xl’ është kthyer në një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar i cili me batutat dhe humorin e tij vodhi zemrat e teleshikuesve.

Mirëpo edhe pse jeta e tij profesionale është shumë mirë, mesa duket jeta personale e Albanos nuk është dhe aq e bukur dhe e qetë sa ne e mendonim. Aktori ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ ku ka rrëfyer se ai vuan nga varësia ndaj alkoolit dhe kjo gjë i ka shkaktuar shumë problem madje është ndarë dhe nga e dashura.

“Për rreth tre vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë, që t’i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija 2 shishe alkool në ditë dhe kjo zgjati për afro një vit e gjysmë-dy vjet. Tani më duket sikur më kanë zënë mallkimet e 300-400 njerëzve që kam lënduar.”-është shprehur aktori i humorit.

Megjithatë aktori ka treguar se që nga viti 2016 ai ka luftuar që të lejë alkoolin dhe së bashku me mjekët e tij ja ka arritur qëllimit dhe është kuruar. Siç ka treguar dhe Albano shkak për gjendjen e tij u bë fama e madhe që ai mori që në vitet e para të karrierës.



