Kejvina Kthella që në daljen e saj të parë në ‘Xing me Ermalin ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe shpesh herë bëhet pjesë e mediave për jetën e saj private. Modelja së fundmi i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj më një postim që ka bërë në insta story, ku ajo na prezanton me vëllain e saj.

Bukuroshja ka postuar një foto ku shihet së bashku me ish konkurrentin e ‘Big Brother’ Klodi Celajn i cili u bë i njohur për publiku shqiptar kur pranoi publikisht para të gjithëve se ishte homoseksual.

Ajo në përshkrim të fotos ka shkruar: “Më në fund me vëllain tim! Mirë se erdhe në Tiranë!” , ky përshkrim i ka habitur të gjithë për shkak të termit që ajo ka përdorur, duke e cilësuar Klodin si vëlla.

Me shumë siguri ata nuk janë vërtet vëlla e motër, por duket që kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë, aq sa e konsiderojnë njëri tjetrin si të tillë.



