Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Shkurt 2018, 13:01

Nuk e dinit por këto janë 13 VIP-at që kanë patur të njëjtin të dashur

Në një vend të vogël si Shqipëria ku numri i VIP-ave është relativisht i vogël  është e natyrshme  që shumë personazhe të njohur të kenë pasur të njëjtën partner ose partnere. Kemi dëgjuar shumë raste ku një këngëtar ose këngëtare pas ndarje është lidhur me ish të dashurin në e një tjetër personazhi të njohur. Ndër vite ka pasur shumë femra të showbizzit shqiptar që dashur pa dashur kanë pasur të njëjtin partner. Pak më poshtë ne po ju rendisim  13 vajzat e njohura shqiptare që kanë pasur të njëjtin të dashur.

Dafina Zeqiri/Krenar Cocaj/Luana Vjollca

Për të gjithë ju që nuk e dinit Krenar Cocaj përpara se të hidhesh në krahët e moderatores së njohur Luana Vjollca ka qenë në një lidhje disa vjeçare me këngëtaren Dafina Zeqiri. Kjo lidhje madje u bë publike dhe çifti u pa  shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit deri sa një ditë i dhanë fund marrëdhënies së tyre dhe prej dy vitesh ai është në një lidhje me Luanën me të cilën ende nuk e kanë pranuar publikisht .

Zanfina Ismaili/ Faton Shoshi/ Era Istredi

Menaxheri i njohur Faton Shoshi ka qenë pra disa vitesh në një marrëdhënie të gjatë dashurie me këngëtaren Zanfina Ismaili, me të cilën u nda por pavarësisht ndarjes ata vazhduan të ruanin një miqësi me njëri-tjetrin. Më pas ai u përfol se ishte në një lidhje me këngëtaren e njohur Era Istrefi me të cilën javët e fundit konfirmuan se i kishin dhënë fund dhe lidhjes dhe marrëdhënies profesionale.

Samanta Karavella/ Kreshnik Kasneci/ Luana Vjollca.

Samanta Karavella para disa vitesh ishte në vëmendje të medias për shkak të lidhjes që ajo dhe biznesmeni nga Tirana Kreshnik Kasneci  kishin krijuar. Edhe pse lidhja e tyre nuk zgjati më shumë se një vit ata ishin shumë të përfolur. Mirëpo Kreshniku në vitin 2013 u  tha se kishte nisur një lidhje me Luana Vjollcën e cila kishte shumë pak kohë që ishte ndarë nga këngëtari Adrian Gaxha. Ata nuk e bënë kurrë publike lidhjen e tyre dhe për këtë arsye nuk dihet se sa ka zgjatë.

Roza Lati / Stine/ Ronela Hajati.

Lidhja disa vjeçare mes Roza Latit dhe këngëtarit Stine ka qenë një nga  historitë e dashurisë e cila përfundoi pas 5 vitesh dhe arsyet ende janë të paqarta. Pas historisë me Rozën këngëtari u përfol para disa vitesh se ishte në një lidhje me këngëtaren Ronela Hajati me të cilën ndryshe nga Roza u nda shumë shpejt, por edhe i ndërprenë të gjitha komunikimet mes tyre.

Dafina Zeqiri/ Ledri Vula/ Angela Martini

Padiskutim lidhja mes reperit Ledri Vula dhe Dafina Zeqirit ka qenë një nga lidhjet më të pëlqyera nga publiku, por edhe pse u komentuan shumë se mes tyre gjërat po bëheshin serioze, ata një ditë i dhanë fund çdo gjëje dhe secili vazhdoi jetën e tij. Pas ndarjes nga Dafina ai u përfol për shumë histori të tjera por një ndër tyre ishte dhe me modelen e njohur Angela Martini ,e cila u shfaq në poza mjaft të nxehta në videoklipin e tij ‘100 probleme’.

Liberta Spahiu/ Getoar Selimi/ Marina Vjollca

Lidhja mes moderatores Liberta Spahiu dhe Getoar Selimit nuk u pranua kurrë publikisht por ata kanë qenë shumë të komentuar nga mediat deri sa i dhanë fund çdo gjëje dhe shkak për këtë u bë xhelozia, siç është shprehur edhe vet moderatorja. Por  Getoari vendosi që të ec përpara dhe përfundoi në një lidhje me moderatoren Marina Vjollca, me të cilën ditën e sotme janë edhe të martuar.

Einxhel Shkira/ Bekim Balaj/ Eliat Rudi

Lidhja mes futbollistit të kombëtares dhe Einxhel Shkirës e ndihmoi shumë këtë të dytën që të ishte më në vëmendje të mediave dhe të bëhesh shpejt pjesë e showbizzit. Si gjithë historitë e tjera edhe dyshja u nda edhe pse dukeshin shumë të dashuruar me njëri tjetrin. Menjëherë pas lidhjes me Einxhelin, Bekimi u përfol se ishte lidhur me Elita Rudin. Ata kurrë nuk e pranua publikisht këtë gjë, por fotot nga vendet e ndryshme i nxorën zbuluar.

Anxhelina Hadërgjonaj/ Fatmir Hysenbelliu/ Angela Martini.

Anxhelina dhe Fatmiri kanë qenë një nga çiftet që dukeshin shumë të dashuruar me njëri tjetrin. Ata madje dhe po bashkëjetonin në Amerikë . Megjithatë ata u ndan dhe u përfol se shkak për këtë ndarje ishte bërë modelja Angela Martini me të cilën biznesmeni i njohur u pa disa herë me të duke darkuar. Por ata asnjëherë nuk dolën publikisht për këtë lidhje dhe Anxhelina në intervistat  e saj ka treguar se Angela s’ka ndikuar fare tek ndarja e tyre./ Burimi:Xing.al